Futboll

Vavalis: Kemi mundur të shënonim edhe më shumë gola

Drita fitoi me rezultat 3:1 kundër Malishevës dhe vijoi ecurinë e rezultateve pozitive, kurse pas ndeshjes kryetrajneri Akis Vavalis ka theksuar:

“Jam i lumtur me tri pikët. E kemi ditur se skuadra e Malishevës është shumë ofensive dhe shënon shumë gola. Kemi pasur pjesë të parë shumë, shumë të mirë. Por në 20-25 minutat e pjesës së dytë kemi pasur shumë probleme. Humbëm përqendrimin dhe është pjesë për të cilën duhet analizë. Por në 15-20 minutat e fundit ne luajtëm mirë, kemi mundur të shënonim edhe më shumë gola. Në përgjithësi, jam i lumtur me tri pikë dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu.”

You Might Also Like