Pako ushqimore për 7 familje skajshmërisht të varfra të cilat mjaftojnë të mbulojnë shpenzimet e sofrës familjare për një muaj, veshmbathje dhe lodra për fëmijë u shpërndanë sot prej Skifterëve në iniciativën tonë tradicionale të fundvitit.
Edhe lojtarët së bashku me shtabin teknik iu bashkëngjit tifozëve për të begatuar sofrat e skamnorëve në këtë kohë dimri.
Aksioni do të vazhdojë edhe nesër dhe ditët në vijim me dhurata për 100 fëmijë me autizëm dhe nevoja të veçanta.
Ishte shumë e rëndë të shohësh njerëz të cilët edhe në këtë shekull edhe më tutje vazhdojnë të jetojnë në mungesë te kushteve elementare,e sidomos fëmijë të cilët sigurisht se nuk janë fajtor dhe nuk kanë porositur një jetë të tillë të cilën detyrohen ta jetojnë,megjithatë arritëm të shohim buzëqeshje dhe gëzim në sytë e tyre.
Falënderojmë të gjithë Skifterët,lojtarët,shtabin teknik të SC Gjilanit dhe njerëzit e vullnetit të mirë që ndihmuan dhe mbështetën në forma të ndryshme iniciativën ndërsa kronikën e plotë të këtij aktiviteti mund ta ndiqni në ora 20:40 në emisionin “Minuta e Fundit” në Klan Kosova,dhe në postimet tona në vazhdim.