Gjilan, 18 shtator 2019 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër të projektit “Të Rinjtë në Agrobiznes”, ka nënshkruar sot kontratat me tetë përfitues të nën-granteve, të cilët janë biznese ekzistuese dhe fillestare të udhëhequra nga të rinjtë.
Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se qëllimi i këtij projekti është që të krijojnë pavarësi në punë për të rinjtë.
“Qëllimi i programit tonë është që tetë përfituesit e parë vërtetë të dëshmoni sukses. Fokusi kanë qenë të rinjtë, e në veçanti vajzat. Po e konfirmoj se së shpejti do të përfitojnë edhe 50 të rinj të tjerë nën-grante, në mënyrë që të krijojmë pavarësi në punë. Ju jeni gjenerata e cila duhet ta kuptoni që e ardhmja në regjonin tonë është bujqësia, toka dhe prodhimi. Tashmë puna është lehtësuar shumë dhe tregu është më i madh si regjion i madh. Urime e suksese në punë”, ka thënë Haziri.
Përndryshe, Haziri ka nënshkruar kontratat me Xhan Ismaili, Adonis Jonuzi, Qëndrim Kadriu, Ermira Bajrami, Labinota Hoxha, Kadri Rahimaj, Ferdeze Rexha dhe Ardit Syla.