Futboll

Tifozët e Dritës angazhohen që t’a pastrojnë fushën nga bora

Drita, lidere në tabelën e klasifikimit në Superligën e Kosovës, mëton që këtë pozitë t’a mbajë deri në fund të kampionatit, kurse adhuruesit e saj besnikë Intelektualët, po I përcjellin brenda dhe jashtë Gjilanit.

Këtë të premte, Drita ka paraparë të zhvillojë ndeshje me Vllaznimin e Gjakovës, ekip me të cilin do të përballet dy herë radhazi në Gjilan, në ndeshjen për kampionat dhe për kupë.

Reshjet e fundit të borës kanë mbuluar edhe fushën e Stadiumit në Gjilan, andaj Intelektualët u kanë bërë thirrje tifozëve që këtë të premte, duke nisur nga ora 9, të jenë në stadium, me qëllim që të pastrohet fusha nga bora.

 

Ja njoftimi i plotë i Intelektualëve.

 

Neser prej ores 09:00 ftohen te gjithe tifozet qe te vijne ne stadium per te na ndihmuar ta pastrojme fushen nga bora ne menyre qe ndeshja e parapare per neser me Vellaznimin te arrihet te zhvillohet.

Pasi te marten do ta zhvillojme ndeshjen per kup, eshte mire qe kjo loje ne kuader te kampionatit te zhvillohet ne kohen e parapare, andaj neser te gjithe prej ores 09:00 te vijne ne stadiumin e qytetit “Selami Osmani-Bezi”.

Rruga drejte synimeve tona te perbashketa vazhdon.

 

You Might Also Like