LAJME

Ukë Blakaj takohet me kryetarin e qytetit Šentjurit, Marko Daicin

Kryetari i njërit ndër bizneseve më të mëdha “Wolf GmbH”, e cila ka selinë në Fulda të Gjermanisë, Ukë Blakaj, është takuar me kryetarin e Komunës së Šentjurit, Marko Daicin në shtetin e Sllovenisë. Gjatë takimit mjaft të frytshëm me kryetarin Marko Daicin në Šentjur, ku njiherit Ukë Blakaj ka edhe biznesin e tij të ndërtimit “Loriku Bau”, e cila me mjaft sukses pas hapjës njëvjeçare po tregon cilësit e saj. Afaristi i njohur Blakaj ka bërë të ditur se ishte një vizitë shumë e suksesshme duke biseduar për shumë tema të ndryshme me kryetarin Daicin.

“Fillimisht kryetarit Daicin i urova postin e ri të kryetarit të qytetit Šentjurit, i cili doli fitues në nëntor, poashtu falenderova popullin e Sllovenisë për mikpritjen dhe ofrimin e kushteve optimale për hapjen e bizneseve. Kryetarin Daicin e njoftova edhe për veprimtarinë e kompanisë “Wolf GmbH”, e cila funksionon me seli në Fulda të Gjermanisë. pjesë e së cilës është edhe biznesi “Loriku Bau” e cila tani e një vjet me sukses po vepron në Slloveni. Me kryetarin Marko Daicin biseduam edhe për shumë mundësi të tjera e veqanarisht për mundësit e zgjerimit të investimeve tona në të ardhmën në shtetin e Sllovenisë “, ka bërë të ditur njeriu i parë i kompanisë “Wolf GmbH”, Ukë Blakaj.

You Might Also Like