KRONIKË E ZEZË

Varrosen babë e bijë, vdiqën si pasojë e  aksidentit në Hodonoc

Babai 33-vjeçar dhe e bija e tij njëvjeçare, janë varrosur sot në Varrezat e Qytetit në Gjilan, pasi vdiqën si pasojë e një aksidenti tragjik që ndodhi në fshatin Hodonovc të Kamenicës.
Babai me inicalet A.E., vdiq menjëherë pas aksidentit, ndërsa foshnja me inicilaet O.E., fillimisht u trajtua në spital, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.
Në aksident e përfshirë ka qenë edhe nëna, e cila ende po trajtohet në spital, pas plagëve të rënda që ka marrë.

You Might Also Like