Ferizaj dhe Drita kanë barazuar në ndeshjen e xhiros së katërt të Albi Mall Superligës, të luajtur këtë të diele në Ferizaj.
Në pjesën e parë të ndeshjes, Drita ishte ekip më i mirë dhe pati më shumë raste, por pa ia dalë të shënojë, kurse pjesëloja e dytë ishte shumë më dinamike, me më shumë raste dhe dy penalti që dolën vendimtare.
E para që fitoi penalti ishte Drita në minutën 66, të cilën në gol e realizoi Besnik Krasniqi. Është dashur që të ndërhyjë VAR-i për t’u dhënë kjo penalti, të cilën me mjeshtri e dha Krasniqi, duke qëlluar këndin e djathtë të epërm të portierit Rexhepi.
Pesë minuta pa përfunduar ndeshja edhe Ferizaj fitoi një penalti, pasi që Blakqori në brendi preku topin me dorë. Egzon Shabani qëlloi këndin e epërm të majtë të Malokut për të barazuar rezultatin në 1:1.
Në kohën shtesë Ferizaj ia doli që të shënojë edhe njëherë, por doli se sulmuesi i tyre ishte në pozitë jashtë loje, andaj ndeshja përfundoi baras 1:1./kryelajmi.com/.