Futboll

Vitia fiton derbin e Anamoravës në Ligën e Parë

Kanë përfunduar edhe katër ndeshjet e fundit të xhiros së pestë në Ligën e Parë në Grupin B, raporton Gazetasheshi.com.

Vitia ka triumfuar në derbin e “Anamoravës” përballë Kikës me rezultat minimal 1-0 dhe ka vazhduar me rezultatet e mira.

Në një tjetër derbi në “Anamoravë”, Dardana dhe Flamurtari i kanë ndarë pikët, pasi që kanë luajtur pa gola 0-0.

Ramiz Sadiku e ka befasuar në udhëtim Ferizajn, ndërsa KEK-u ka gjetur fitoren e parë sezonale, pasi që në shtëpi e ka mposhtur 2 Korrikun.

Rezultatet e ditës së diel në Ligën e Parë – Grupi B.

Dardana – Flamurtari 0:0
Ferizaj – Ramiz Sadiku 1:1
Vitia – Kika 1:0
KEK-u – 2 Korriku 3:2

You Might Also Like