Futboll

Vllaznia vazhdon me Agron Selmanin, paralajmëron prurje të reja

Vllaznia e Pozharanit, që sivjet humbi statusin e të qenit në Superligën e Kosovës mëton që sërish të kthehet në rangun elitar. Ata kanë paralajmëruar riorganizim të klubit dhe prurje të reja, sikurse që për një vit I kanë vazhduar kontratën trajnerit të deritashëm Agron Selmani. Postimin e plotë të KF Vllaznia po e botojmë në vijim:

Komunikatë për media nga Kf Vllaznia Pozheran

Pas mbledhjes së mbajtur me datë : 10.06.2018 e diele kryesia e Klubit Futbollistik Vllaznia doli me një komunikatë rreth organizimit që ka filluar të bëhet për fillimin e kampionatit të ri në Ligën e Parë te Kosovës.

Pas vazhdimit të kontratës edhe për një vit me trajnerin Agron Selmani, ekipi jonë do te filloj edhe me prurjet e reja ne klub , gjithashtu u mor vendim që te vazhdohet me gjithë lojtaret qe kemi kontratë me ta , ne kemi par ne disa portale disa shkrime se gjoja disa lojtarë kanë thanë na ka mbaruar kontrata me klubin dhe jemi te lirë . Ne ju themi se gjithë lojtaret qe ishin ne sezonen pranverore pjesë e ekipes sonë kanë kontratë me klubin tonë Vllaznia , edhe atyre nuk do te ju mundësohet kalimi në ndonjë ekip tjetër.

Nga Kryesia e Kf Vllaznia Pozheran

You Might Also Like