Kryesia e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, shprehë keqardhje për dorëheqjen e kryetares së deritanishme të Qendrës, Besa Baftiu.
Njëkohësisht, në emër të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, zonjën Besa Baftiu e falenderojmë për angazhimin e gjertanishëm në këtë Qendër.
Kryesia po ashtu i fton aktivistët që të kursehen nga komentet në lidhje me dorëheqjen e zonjës Baftiu, sidomos nga fyerjet.
Bazuar në statutin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, që nga ky moment Levizja ne Gjilan udhëhiqet nga nënkryetari i parë, Nehat Osmani.
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Gjilan.