Sport Club Gjilani, lider në Albi Mall Superligën e Kosovës në Futboll, këtë të diele do të ketë testin më të vështirë në këtë kampionat, ngase në shtëpi të vet e pret FC Prishtinën, e cila sivjet duket një ekip krejt më ndryshe.
Do të ketë kjo një përballje në mes të dy trajnerëve, të cilët i njohin shumë mirë ekipet kundërshtare, ngase Zekirija Ramadani, tash trejner i Gjilanit, dy vite më parë kishte qenë trajner kur e kishte bërë kampion Prishtinën.
Në anën tjetër në bankinën e Prishtinës do të jetë Ismet Munishi, i cili muaj më parë ishte ndarë me Gjilanin, pasi që i kishte humbur gjasat që ekipin kuq e bardhë për herë të parë në histori t’a shpallë kampion.
Ky pritet të jetë një ballafaqim taktik në mes të këtyre dy trajnerëve. Në këtë ndeshje Gjilani hynë pas fitores që pati në Klinë ndaj Dukagjinit, derisa Prishtina në ndeshjen e fundit ishte mposhtur nga Ballkani në fushë të vet.
Ndeshja Gjilani – Prishtina do të zhvillohet të dielën me fillim në ora 15 në Stadiumin me bar sintetik në Gjilan.