Libri

Zemrës një i duhet

Alisa Bekteshi
 
Ma mbush gotën dashuri
më lejo të pi edhe unë pak.
Më mjafton që ta ndiej shijen
të të shijoj pak nga pak.
 
Më mbush jetën me përqafime
çdo herë që ti më takon
më jep thesarin n’fund të detit
ndjenjë e quajnë, më kupton?
 
Andaj ndjenjat bashkë t’i bëjmë
sepse zemrës vetëm një i duhet
një që është sikur vet dielli
çdo herë me dritë të mbushet.
 
Më mbush rrugën me kujtime
më jep diçka të flas kur të dal
mos mendo se nuk më duhen
edhe nëse pranë të kam.
 
M’i dhuro dashuritë më të mira
Ato që shpirtit i këndojnë nëpër botë
dorë për dore ne dhe dëshira
mes ndjenjash t’mbushim nga një gotë!
 
 
 

You Might Also Like