Futboll

Kundërshtari i Dritës në Europa League është nga Luksemburgu

Drita është eliminuar nga Champions League, por aventura evropiane e ekipit bardh e kaltër nga Gjilani vazhdon në Europa League.

Pas eliminimit nga Malmo, Drita po e priste kundërshtarin e radhës në Europa League. Ekipi F91 Dundelange nga Luksemburgu është eliminuar nga skuadra hungareze, MOL Vidi në Ligën e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 3:2 nga dy duelet, kështu që në xhiron e radhës do të përballen F91 Dundelange – Drita. Ndeshja e parë do të luhet më 26 korrik në Luksemburg, kurse ajo e kthimit më 2 gusht në Kosovë.

You Might Also Like