Viti

Ndërroi jetë dhe u varros infermerja Makfire Beqiri nga Pozharani

Mbrëmë pas një smundje të shkurtër, ka ndrruar jetë infermerja e QMF-së Në Pozharan Makfire Imeri-Beqiri nga Pozharani e cila edhe u varros sot me nderime në varrezat e Pozharanit.Duke përkujtar kolegën e tyre si dhe duke shprehur ngushllime edhe familjës së të ndjeres në në emër të Kryetarit të Komunës së Vitisë z.Sokol Haliti, personelit shëndetësorë të QKMF-së në Viti dhe institucioneve komunale, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të punëtores së QMF-së në Pozharan, infermieres Makfire Ymeri- Beqiri, e cila u nda nga jeta pas një sëmundje të shkurtër.
“Motra Make, siç e quanim të gjithë, do të mbahet mend për profesionalizmin e saj, seriozitetin dhe vullnetin në punë si dhe për një sjellje shumë të afërt, që ishte e dalluar për respektin dhe dashurinë që ofronte si për kolegët, ashtu edhe për pacientët.
Shëndetësisë vitiase ia kushtoi mbi 40 vite të jetës së saj.Ishe shembulli më i mirë se si duhet të jetë një infermiere shembullore.Do të kujtojmë me mallë, sepse veprat tua të kanë bërë të paharrueshme.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
E me rastin e ndarjës nga jeta të motrës Make në profilin e saj në FB , drejtoresha e QKMF-së në Viti Dr.Vjollca Kadollli-Halili veq tjerash ka shkruar :
“Mbrëmë ndërroi jetë infemierja Makfire Beqiri nga Pozharani, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të një punëtoreje të veçantë të QMF-së në Pozharan, infermieres Makfire Ymeri- Beqiri, e cila u nda nga jeta pas një sëmundje të shkurtër.”Motra Make, ashtu të thirrnim të gjithë, do të të mbahet mend për profesionalizëm, seriozitet dhe vullnet në punë, që të mbanim model për gjeneratat e reja.Kishe një sjellje të tillë që të dallonte nga të tjerët , shprehe respekt dhe dashuri si për kolegët, ashtu edhe për pacientët.
Shëndetësisë në Viti e posaqërisht në Pozharan ia kushtove mbi 40 vite të jetës tënde.
Do të kujtoj me mallë, sepse veprat tua të kanë bërë të paharrueshme.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Me mallë dhe krenari që të njoha dhe pata fatin të punoj me ty,
Dr.Vjollca Kadolli-Halili
Drejtoreshë e QKMF-së në Viti/ Aziz Zuka

You Might Also Like