Viti

Nexhat Arapi, zgjedhet kryetar i ri i Nendegës së PDK-së në Sllatinë të Eperme

 

 

Në komunën e Vitisë, nëpër nëndegët e saja, PDK-ja  është duke i zhvilluar zgjedhjet për Kuvendin zgjedhor të Degës së këtij subjekti politikë. Kështu mbrëmë zgjedhjet partiake të PDK-së janë mbajtur në Sllatinë të Eperme me që rast është mbajtur Kuvendi zgjedhor i kësaj nëndege.

“Edhe kësaj radhe u dëshmua që ky lokalitet mbetet bastion i fuqishëm i PDK-së.Lidhur me këtë në faqen zyrtare të Deges së PDK-së në Viti,thuhet se”Mbështetja  e jashtzakonshme për PDK-në në Sllatinë e dëshmoi se PDK-ja në Viti, është në rrugë të mbarë drejt fitores.

Mbi 200 delegat ishin të pranishëm mbrëmë  në Sllatinë të Eperme  për ti dhënë mbështetje “’Dekadës së Re”.

Tutje thuhet se “Pas një procesi demokratik zgjedhor Kryetar i nëndegës së PDK-së në Sllatinë u zgjodh z.Nexhat Arapi dhe strukturat e reja të nëndegës.
Falemnderit Sllatinë për

mbështetje!,thuhet veq tjerash në këtë njoftim. Aziz Zuka

You Might Also Like