Futboll

KF Gjilani: Shkuan dy, erdhën pesë futbollistë

Klubi i Futbollit Gjilani ka qenë mjaft aktiv në afatin kalimtar dimëror, duke sjellë në radhët e veta pesë futbollistë, ndërkohë që me ekipin kuq e bardh janë përshëndetur dy futbollistë, të cilët karrierën e tyre do t’a vazhdojnë në ekipe të tjera.

Ergin Sherifi dhe Dior Zabërxha kanë lënë zbrazëti në ekipin e Gjilanit, e cila do të plotësohet me futbollistë të tjerë, ngase Gjilani ka sjellë pesë angazhime të reja. Fuat Karabeg, Edmond Turku, Hasan Hyseni, Pleurat Hajdini dhe afrikani Emanuel Mbella janë emra të rinj tek Gjilani, ekip ky që ka synimet e tija si në garat për kupë, po ashtu edhe në kampionat.

Ekipi i Gjilanit një pjesë të përgatitjeve është duke e zhvilluar në Ulqin dhe ekipi me synime më të mëdha hynë në kampionat në stinorin pranveror.

Fuat Karabeg

Edmond Turku

Hasan Hyseni

Pleurat Hajdini

Emmanuel Mbella

You Might Also Like