Viti

QKMF e Vitisë pajiset me 47 kompjuterë për digjitalizim të shërbimeve, një karrige stomatologjike dhe 4 printerë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, aty ai ka parë nga afër ka parë furnizimin e fundit që është bërë për këtë qendër nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës ku bëjnë pjesë 47 kompjuter për digjitalizimin e shërbimeve mjekësore, një karrige stomatologjike dhe katër printer.

Me këtë rast Kryetari Haliti, u shpreh mirënjohës ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe theksoj se me këtë po kompletohet infrastruktura e nevojshme në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti.

Kryetari Haliti tha se institucionet komunale të Vitisë, po vazhdojnë të mbështesin sektorin e shëndetësisë me qëllimin më të mirë që qytetarët që marrin shërbime shëndetësore në këtë komunë të jenë sa më cilësore.

E Dr. Vjollca Kadolli- Halili, Drejtoresh e QKMF-së në Viti,ka falënderuar Ministrinë për Shëndetësi për këtë furnizim duke shtuar se këto paisje i kanë munguar kësaj qendre dhe ishin të nevojshme pasi me këtë është investuar në digjitalizim të shërbimeve. Ajo theksoj se me këtë do të mundësohet që pacientët vitias të kenë shërbime efikase e shumë më të mira.Aziz Zuka

You Might Also Like