Viti

Administrata Komunale e Vitisë u ofron falas qasje në internet qytetarëve të komunës së Vitisë

Në komunën e Vitisë është duke u punuar edhe në drejtim të krijimit të kushteve për qytetarët të cilët kanë nevojë që të kryejnë shërbimet e tyre në organet dhe shërbimet e sektorëve komunalë.

E  për tu krijuar kushte sa më të mirë është përkujdesur  konkretisht  edhe Zyra e IT-së në bashkëpunim me Agjencionin e Shoqërisë Informative (ASHI) që këto ditë , kanë vendosur disa WI-FI në objektin e ri të Administratës Komunale në Viti, për të mundësuar qytetarëve qasje në internet falas.

Ky hap i kësaj zyre sipas Sabedin Ilazit, Zyrtar i IT-së në këtë komunë u ndërmor   me qëllim të mirë. Kështu, në objektin e ri të administratës Komunale në Viti, kemi vendosur pajisje për shpërndarjen e internetit falas për qytetarët të cilët presin për tu pajisur me ndonjë dokument ose kanë nevojë të pranojnë ndonjë dokument në formatin elektronik. Kjo u bë me qëllim të mirë që qytetarët që kanë nevojë për internet në komunë të kenë këtë shërbim falas”, u shpreh Ilazi. Ai tha se kjo gjë është mundësuar falë bashkëpunimit të mirë me ASHI-në dhe për këtë qëllim kjo Zyre ka bendosur edhe njoftimin me të cilin qytetarët njoftohen për mënyrën se si ata mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Aziz Zuka

You Might Also Like