Komuna e Vitisë, vazhdon të përkrahë fermerët e saj me pajisje të ndryshme bujqësore. Kështu, sot është bërë shpërndarja e 30 spërkatëseve me sasi 45L për fermerët vitias.
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe drejtori i bujëësisë Naim Pira, i kanë përgëzuar fermerët përfitues.
Kryetari Haliti, tha se përderisa nuk mungon vullneti për punë nga fermerët edhe komuna nuk do të ndalet në furnizimin e fermerëve me pajisje të nevojshme, për përmirësimin e kushteve dhe lehtësimin e punëve të tyre.
Drejtori i bujëësisë Naim Pira, tha se përfitues të këtyre spërkatëseve janë kryesisht fermerët të cilët merren me perimkulturë dhe pemë, ndërsa theksoi se ky projekt është i vitit të kaluar, por edhe këtë vit do të vazhdojmë me përkrahjen e bujqëve vitias.
Në anën tjetër, fermerët janë shprehur shumë të kënaëur me ndihmën e vazhdueshme nga institucionet komunale të Vitisë.Aziz Zuka