Sot në shkollën “Nazmi Hoxha” u dëgjuan tingujt e Parashqevi Simakut dhe Nexhmije Pagarushës nën vallet e pëllumbave dhe pëllumbeshave të klasave të para. Mësimdhënësit Albina Hajrullahu-Bilalli dhe Arsim Avdiu me një përkushtim të madh performuan me program të pasur në Festen e Abetares. Shkolla i gjasonte një zgjua bletësh me recitime, këngë e valle!

Edhe pse bënte vapë, në zemrat e secilit ndihej një freski sepse përshëndetja me Abetaren është një kapitull i rëndësishëm i jetës.






