Gjilan

Policisë dhe Komiteti Lokal i Sigurisë në Bashkësi Pogragjë angazhohen për parandalimin e “Abuzimit me narkotikë” dhe “Mbrojtjen nga zjarret”

Takim koordinues në mes të Policisë së Kosovës dhe Komiteti Lokal të Sigurisë në Bashkësi të fshatit Pogragjë, për parandalimin e “Abuzimit me narkotikë” dhe “Mbrojtjen nga zjarret”.

Gjilan, 09.07 2026

Policia e Kosovës, DR e Policisë Gjilan, me date 08.07.2026, duke filluar nga ora 10:00, në zyrën për kontakte me qytetarë në fshatin Pogragjë, ka zhvilluar një takim udhëhequr nga Koordinatori i Projekteve për Komunitet dhe Parandalim Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan Toger Fatos Latifi dhe Avdil Islami kryetra i Komitetit Lokal për Siguri në Bashkësi (KLSP) fshati Pogragjë.

Temë kryesor e këtij takimi ishte diskutimi mbi gjendjen e përgjithshme të sigurisë në fshat dhe koordinimi i hapave konkretë për realizimin e dy aktiviteteve të rëndësishme për siguri të përgjithshme:

Plani i Veprimit „Stop drogave 2026“ diskutime mbi masat parandaluese dhe vetëdijesimin e rinisë dhe komunitetit kundër kësaj dukurie te rrezikshme për shoqërinë, pasojat që shkaktojnë përdorimi i narkotikeve etj.

Projekti tjetër „Bashkësi e sigurt pa zjarre“ realizmi i përbashkët në mes te Policisë dhe Komitetit Lokal për Siguri në Bashkësi (KLSP) -Pogragjë për sensibilizimin që synon parandalimin e zjarreve në ambiente të hapura, mbrojtjen e mjedisit, si dhe njoftimin e qytetarëve mbi pasojat e zjarreve dhe sanksionet ligjore që parashihen për personat e papërgjegjshëm që shkaktojnë zjarr vënie.

Policia e Kosovës shprehë falënderim të sinqertë për bashkëpunimin e treguar nga ana e anëtarëve te këtij komiteti, duke ri konfirmuar se bashkëpunimi i Policisë me Komitetit Lokal për Siguri në Bashkësi (KLSP), mbetet gjithmonë një urë lidhëse dhe një derë e hapur për çdo brengë dhe iniciativë të qytetarëve.

Policia e Kosovës dhe Komiteti Lokal i Sigurisë – Pogragjë mbeten të përkushtuara në identifikimin dhe adresimin e nevojave të qytetarëve, me synim krijimin e një ambienti të qetë dhe sa më të sigurt për të gjithë

You Might Also Like