Sot patëm një takim jashtëzakonisht produktiv me bizneset dhe ndërmarrësit e Gjilanit, bashkë me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, znj. Mimoza Kusari-Lila.
Në fokus të diskutimit tonë ishte Parku Industrial, një projekt me potencial të jashtëzakonshëm industrial për komunën tonë.
Bashkë me Qeverinë Kurti po punojmë për lejet dhe infrastrukturën e kësaj zone të gjelbër ekonomike, e cila do të sjellë vende të reja pune dhe fuqizim për prodhuesit tanë.
Falënderojmë Ministren Kusari-Lila për mbështetjen dhe bizneset gjilanase për bashkëpunimin e hapur.




