Kamenicë

Policia e Kosovës në  takimin me  Inspektorë Komunalë dhe Biznese të Gastronomisë në Kamenicë”

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës ,  Stacioni Policor Kamenicë , udhëhequr nga Komandanti i Stacionit Policor Kamenicë Kapiten Basri Shkodra ,bashkë me stafin e tijë  , në kuadër te Planit Operativë ,,Sezoni Verore 2026’’, kanë  mbajtë  takim në Stacionin Policor në Kamenicë  me Inspektoret Komunal dhe me  Pronaret e bizneseve te gastronomisë ,restoranteve dhe kafiterive ku është bashkë biseduar në lidhje me organizimin e ahengjeve ,dasmave dhe organizimeve tjera duke pas parasysh se ne këtë periudhë do kemi edhe shumë bashkatdhetar te cilët do vijnë për pushime ne Komunën tonë .

Kapiteni Basri Shkodra njoftoi te pranishmit se qëllimin i këtij takimi është krijimi i një ambienti të qetë dhe të sigurte , dhe të gjithë të japim kontributin për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike ,dhe në çdo rast të respektohen norma dhe ligjet e aplikueshme të  Republikën e Kosovës .

Ne takim të gjithë pjesëmarrësit kanë shpreh gatishmërinë për  bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me Inspektoratin Komunal  me qellim të respektimit të të gjitha pikave të diskutuara në takim .

Polica e Kosovës bashkë me partnerët tjerë të sigurisë dhe organet komunale është e përkushtuar për ambient të qetë për të gjithë qytetarët e saj.

You Might Also Like