Lajmi se është ndarë nga jeta folësi historik i Radio Gjilanit, Nexhmedin Ymeri, ishte lajm që më shkaktoi dhembje!
Lajmet për vdekjet janë gjithmonë lajme që shkaktojnë dhembje, por kjo e ndarjes nga jeta të mikut tim të nderuar, Nexhmedin Ymeri, ishte e veçantë, sepse me të, pas luftës, më lidhin dy ngjarje të mëdha!
Dy tubimet më të mëdha në Gjilanin e lirë të pasluftës së UÇK-së e të çlirimit të Kosovës nga SHBA-ja dhe NATO, Nexhmedin Ymeri ishte moderatori kryesor, bashkë me artisten e këngëtaren Adelina Pireva!
Më 31 Mars 2000, në nderim të ngjarjeve të vitit 1981, dhe më 31 Maj 2000, në nderim të ardhjes së SHBA-së në Kosovë, jehoi fuqishëm zëri i tij i njohur, i folësit të madh e historik të Radio Gjilanit!
I përjetshëm qoftë kujtimi i Tij!
Ndaj dhembjen dhe u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe miqve!
Ismet Sylejmani,
Ish-Kryetar i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Dega në Gjilan!
Gjilan, 14 Korrik 2026!





