Arti pamor

Bëhet zbulimi i muralit “Çast”

Një projekt i rëndësishëm dhe me shumë peshë emocionale ka marrë jetë sot në qytetin tonë!
Në lagjen Kamnik, së bashku me Ministren e Kulturës, znj. Saranda Bogujevci, dhe ish-Presidenten e vendit e kryetaren e Fondacionit Jahjaga, znj. Atifete Jahjaga, bëmë zbulimin e muralit “Çast”.
Ky mural është një monument i gjallë, një thirrje e fuqishme dhe e përditshme për të mos harruar kurrë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Gjilani gjithmonë do të jetë hapësirë ku dinjiteti i tyre nderohet dhe mbrohet.
Faleminderit Ministrisë së Kulturës për mbështetjen e vazhdueshme si dhe Fondacionin Jahjaga dhe UN Women në Kosovë.

You Might Also Like