KFF Mitrovica ka siguruar kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Women’s Champions League, pasi mposhti skuadrën bullgare Ludogorets në një paraqitje shumë të mirë.

Një nga lojtaret më të spikatura të ndeshjes ishte Blerta Shala, e cila dha dy asistime vendimtare nga të cilat u shënuan dy golat e fitores. Me pasimet e saj të sakta, kontrollin e ritmit të lojës dhe vizionin në mesfushë, Shala ishte organizatorja kryesore e ekipit dhe një ndër meritat kryesore për këtë sukses të madh.

Pas këtij kualifikimi të rëndësishëm, KFF Mitrovica do të udhëtojë drejt Hungarisë, ku e pret faza e radhës e garës, me synimin për të vazhduar paraqitjet e mira në arenën evropiane. /kryelajmi.com/.





