Zaim Zymeri, drejtor në Shkollën Fillore të Mesme të Ultë “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë, ka falënderuar bashkëatdhetarin nga Zvicra, Beqir Rafuna, i cili ka dhuruar dy makina profesionale për pastrimin e dyshmeve në shkollë.
“Me ndjenjë të thellë falënderimi, shprehim mirënjohjen tonë për bashkëvendësin dhe bashkëatdhetarin tonë, Beqir Rafuna, i cili, edhe pse jeton dhe vepron në Zvicër, asnjëherë nuk e harron vendlindjen dhe shkollën e komunitetit të tij.
Dhurimi i dy makinave të reja profesionale për pastrimin e dyshemeve është një kontribut i çmuar që do të ndikojë drejtpërdrejt në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e kushteve në shkollën tonë.
Faleminderit për bujarinë, përkujdesjen dhe shembullin e mirë që po jepni. Ju urojmë shëndet, mbarësi dhe suksese të vazhdueshme”, ka shkruar Zaim Zymeri, drejtor në Shkollën Fillore të Mesme të Ultë “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë./kryelajmi.com/.





