Arianit Sadiku emërohet nënkryetar i Komunës së Gjilanit
Arianit Sadiku është emëruar zyrtarisht nënkryetar i Komunës së Gjilanit, duke u bërë pjesë e ekzekutivit të qeverisjes lokale.
Sadiku, një nga aktivistët e hershëm të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, ka mbajtur më herët disa pozita institucionale e politike, përfshirë atë të kryesuesit të Kuvendit Komunal dhe zëvendësministrit.
Me emërimin e tij në pozitën e nënkryetarit, vendin e liruar në Kuvendin Komunal e ka marrë Andi Shkodra, i cili është betuar në seancën e fundit.
Me këtë ndryshim, kabineti i qeverisjes lokale në Gjilan është kompletuar.



