Futboll

Gjilani në epërsi pas pjesëlojës së parë

 

 

Pas pjesës së parë, Gjilani është në epërsi ndaj Feroniklit ’74 me rezultat 1:0 me golin që e ka shënuar Granit Jashari në minutën e gjashtë.

Për Gjilanin ndeshja ka nisur shumë keq, ngase që në minutën e dytë, Prodani ka shënuar një gol të bukur nga largësia, por ky gol është anuluar pas ndërhyrjes së VAR-it, ngase më herët një lojtar I Feroniklit ’74 kishte luajtur me dorë.

Pak minuta më pas pas një tollovie, Gjilani ia ka dalë të shënojë nëpërmjet Granit Jasharit. Rast të mirë ka patur edhe Bilalli, I cili bukur është shërbyer nga Thaqi, por portieri mysafir ia doli të ndalë topin që po shkonte në rrjetë.

Në dy raste Gjilani është ankuar për penallti, por gjyqtari as që ka shikuar në sistemin VAR, kështu që pjesa e parë është mbylllur me rezultat 0:1. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like