Viti

KPF në Viti shqyrton raportin e prokurimeve për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

KPF shqyrton raportin e prokurimeve për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Vitisë ka mbajtur mbledhjen e shtatë të rregullt, ku pikë e vetme e rendit të ditës ishte informata për aktivitetet e prokurimit dhe kontratat e nënshkruara gjatë periudhës janar qershor 2026. Mbledhjen e kryesoi kryetari i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, ndërsa raportin për aktivitetet e prokurimit e prezantoi përgjegjësi i Zyrës së Prokurimit, Fadil Abazi.
Sipas raportit gjatë gjashtëmujor të parë të këtij viti Zyra e Prokurimit ka iniciuar gjithsej 27 aktivitete të prokurimit, të ndara në tri kategori. 12 aktivitete kanë qenë për shërbime, 3 për punë, ndërsa 12 aktivitete për furnizime. Nga këto aktivitete, 14 janë përmbyllur dhe janë finalizuar me nënshkrimin e kontratave, një aktivitet është anuluar, ndërsa pjesa tjetër ndodhen në procedurë.
Vlera e përgjithshme e kontratave të lidhura gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 arrin në 2,709,455.40 euro.
Në kuadër të punës së Zyrës së Prokurimit janë lëshuar gjithashtu 466 urdhërblerje për pagesën e operatorëve ekonomikë të kontraktuar. Sipas raportit, urdhërblerjet janë dërguar në Thesar për pagesë pas përfundimit dhe verifikimit të ekzekutimit të kontratave.
Gjatë kësaj periudhe, Zyra e Prokurimit ka kryer edhe 50 rekomandime për vendime të ndryshme të komisioneve për hapjen dhe vlerësimin e ofertave, si dhe komisioneve të tjera.
Në raportin e prezantuar para KPF-së , Zyra e Prokurimit, gjatë gjashtëmujorit të parë, ka ofruar edhe shërbime dhe këshilla profesionale për njësitë shpenzuese të Komunës, me qëllim të realizimit të kërkesave dhe nevojave të tyre në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi. Aziz Zuka

You Might Also Like