Këshilltari Komunal nga radhët e LDK-së, Gentrit Murseli, ka ngritur shqetësimin e tij se ka një lajm shumë të keq për Gjilanin, ngase siç ka theksuar ai, po përgatitet plani për hapjen e një deponie të re të mbeturinave në Velekincë.
“Po dojnë me na sjellë në Gjilan mbeturinat e 12 komunave të Kosovës. Kjo nuk tolerohet! Kjo nuk do të ndodhë!”, ka shkruar Murseli.





