Shëndeti

Ndahet nga jeta Dr. Sci. Drita Berisha

Në moshën 74-vjeçare ka ndërruar jetë Dr. Sci. Drita Berisha, doktoresha e parë e shkencave në fushën e gastroenterologjisë dhe hepatologjisë dhe subspecialistja e parë e kësaj fushe në Kosovë.

Lajmin për ndarjen e saj nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi publik.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot, më 24 gusht 2026, ka ndërruar jetë më e dashura jonë, Dr. Sci. Drita Berisha”, thuhet në njoftimin e familjes.

Varrimi i Dr. Drita Berishës do të bëhet sot, më 24 gusht, në orën 16:30, në Varrezat e Prishtinës, në lagjen Arbëria.

E pamja do të mbahet në shtëpinë e familjes në Prishtinë, më 25 dhe 26 gusht, nga ora 09:00 deri në 17:00.

Dr. Sci. Drita Berisha do të kujtohet për kontributin e saj të çmuar në mjekësi, veçanërisht në zhvillimin e gastroenterologjisë dhe hepatologjisë në Kosovë. Si doktoresha e parë e shkencave dhe subspecialistja e parë në këtë fushë në vend, ajo pati një rol pionier në themelimin dhe avancimin e kësaj fushe të mjekësisë.

Ndarja e saj nga jeta përbën një humbje të madhe për familjen, komunitetin mjekësor dhe të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan punën e saj profesionale e shkencore.

Kujtimi për Dr. Sci. Drita Berishën dhe kontributi i saj në mjekësinë kosovare do të mbeten pjesë e historisë së zhvillimit të gastroenterologjisë dhe hepatologjisë në Kosovë.

You Might Also Like