Futboll

Hera e parë që në Gjilan derbi Drita – Gjilani do të luhet nën dritën e reflektorëve

Që nga derbi i parë, i luajtur në shtator të vitit 1995 e deri më tashti, kur janë luajtur më tepër se 70 kryendeshje në mes të dy ekipeve gjilanase, derbi i sontëm, i 13 shtatorit 2026 do të shënohet në analet e historisë, ngase do të jetë derbi i parë që në Gjilan luhet nën dritën e reflektorëve.

Në kohën kur punimet në Stadiumin e Qytetit po vazhdojnë me ritëm të ngadalshëm dhe që kur Stadiumi me bari sintetik është bërë strehë e të dy ekipeve gjilanase, derbi sikur ka rënë shikueshmëri, mirëpo zhvillimi i ndeshjes në orët e mbrëmjes po del të jetë magnet për shikues, andaj me kërshëri pritet ballafaqimi i sontëm.

Derbi Drita – Gjilani do të nis në ora 19, në Stadiumin me bari sintetik. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like