Mehmetali Rexhepi
“Gjykimi” në Hagë ndaj udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është gjykim i ngritur mbi shpifjet e Serbisë gjakatare, e tradhtarëve shqipfolës, për ta kriminalizuar Luftën e Shenjtë dhe Çlirimtare të shqiptarëve kundrejt pushtimit mbi njëqind vjeçar të Serbisë mbi trojet tona.
Në këtë mënyrë po bëhet përpjekje nga bashkësia ndërkombëtare që t’i barazojnë krimet dhe gjenocidin e zbatuar të shtetit serb mbi shqiptarët dhe, ta provojnë kthimin e Serbisë në sferën e vet. Tradicionalisht kështu është vepruar ndaj shqiptarëve të paorganizuar, të përçarë dhe të padijshëm…
Kësaj gjëme të zezë i gëzohet shteti serb, dhe asnjë shqiptarë i çfarëdo bindjeje, nëse sado pak rrjedh venave të tyre gjak shqiptari…?
Ne duhet ta ruajmë shtetin e fituar me gjak e shumë sakrifica dhe, ta pohojmë me mijëra herë se UÇK- ja është Lufta jonë Çlirimtare e Shenjtë dhe e patjetërsueshme! Të gjykuarit me farsa politike në këtë proces të shpifur të Hagës janë Heronjtë tanë të patjetërsueshëm! Ata nuk mund të gjykohen në emër të popullit shqiptar. Ata mund të jenë gjykuar në emër të individëve, madje edhe të disa prej atyre që mbajnë poste të larta qeveritare dhe politike?! I dimë kush janë ata ose ato që kanë kërkuar gjykimin e tyre njësoj sikurse Serbia armike!
Kjo rrethanë është e dhimbshme dhe e tmerrshme! Megjithatë, kombi jonë do të ketë energji ripërtëritëse për ta mbajtur gjallë frymën çlirimtare dhe dinjitetin kombëtar e njerëzor, deri në fitoren e së vërtetës.





