Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë i riu gjilanas, Arianit Robelli. Ai përpos si djalë i urtë e punëtor, njihej edhe si adhurues i madh i futbollit.
Tifo-grupi “Skifterat” ka bërë të ditur se sot ka ndërruar jetë njëri prej anëtarëve të tij, të cilin e përshkruan si një nga përkrahësit më besnikë të grupit.
Përmes një njoftimi, “Skifterat” kanë shprehur dhimbjen për humbjen e anëtarit të tyre, të njohur me nofkën Niti.
“Ti çdoherë do të jesh në zemrat dhe mendjet tona. Ti do të jetosh gjithmonë në kujtimet tona dhe përherë do të jesh me ne”, thuhet në njoftimin e tyre.
Në fund, grupi i ka kushtuar edhe një mesazh lamtumire: “U prehsh në paqe, Niti ynë!”.



