Për të katërtën herë me radhë, po vazhdojmë mbështetjen me grante të reja për bizneset e Gjilanit!
Sot, bashkë me Drejtoreshën Nacionale të Help-it në Kosovë, znj. Shqipe Breznica, nënshkruam marrëveshjen e re të bashkëpunimit për projektin “Punë dhe Aftësi për Parandalimin e Migrimit në Kosovë”, i cili financohet nga Zyra Federale Gjermane për Migracion dhe Refugjatë (BAMF).
Kjo vazhdimësi dëshmon përkushtimin tonë të pandryshuar për të ndihmuar ndërmarrësit tanë lokalë.
Më shumë se 30 biznese të reja dhe ekzistuese do të përfitojnë grante në formë të pajisjeve dhe materialeve punuese.
2,500 euro është vlera mesatare e grantit për secilin përfitues.
87,500 euro është vlera totale e projektit, ku Komuna e Gjilanit bashkëfinancon me 49% të mjeteve.
Përveç pajisjeve, të gjithë përfituesit do të ndjekin trajnime profesionale, mentorim dhe këshillim për zhvillimin e qëndrueshëm të bizneseve të tyre.
Po vazhdojmë me punë konkrete dhe mbështetje për ekonominë lokale dhe rininë tonë!




