Në vigjilje të 28 nëntorit – Ditës së Flamurit
“VJESHTA LETRARE E GJILANIT” VLERËSON POEZINË PËR FËMIJË TË SHKRIMTARIT YMER ELSHANI
Nesër, më 27 nëntor 2026, ora 12;00, në ambientet e shkollës së mesme të ulët, “Selami Hallaçi” në Gjilan, nderohet figura e shkrimtarit të shquar të letërsisë sonë për fëmijë, Ymer Elshanit si dhe vlerësohet përmbledhja poetike nën titullin, “KUR VALLËZOJNË BUZËQESHJET”, të cilën e përzgjodhi dhe shkroi dhe parathënien, prof dr. Anton Nikë Berisha, ndërsa e editoi, sh.b. “”Faik Konica” nga Prishtina.
Për jetën dhe krijimtarinë letrare të shkrimtarit hero, Ymer Elshanit, do të flasin Izet Abdyli, kryetar i Art Clubit “Rifat Kukaj” nga Drenasi si dhe studiuesi i njohur i letërsisë sonë, Anton Nikë Berisha.
Poezi nga vëllimi i përzgjedhur poetik KUR VALLËZOJNË BUZËQESHJET, do të deklamojnë nxënësit e shkollës “Selami Hallaçi”, të cilët edhe mund të shtrojnë pyetje e interesime të ndryshme rreth personalitetit atdhetar e letrar të Ymer Elshanit, i cili u ekzekutua me familjen e tij si dhe 46 civilë të tjerë në Masakrën e Poklekut nga forcat ushtarake serbe më 17 prill 1999.
Kjo veprimtari letrare, është pjesë e edicionit të 17- të të manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit, dhe organizohet nga asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, Ars Clubi “Beqir Musliu”.





