Gjilan

Jetësohet relievi monumental “Drama Shqipe” nga artisti Bekim Korça!

Nderuam sot historinë, vlerat dhe rrugëtimin e pasur të artit tonë skenik me inaugurimin e relievit monumental “Drama Shqipe” në platonë përpara Teatrit të Qytetit.
Kjo vepër e mrekullueshme e artistit Bekim Korça, e jetësuar me mbështetjen e plotë të Komunës së Gjilanit, mbetet një shenjë identiteti dhe mirënjohjeje për të gjithë brezat e artistëve që i dhanë shpirt teatrit shqiptar.
Gjilani vazhdon të mbështesë fuqishëm vlerat e mirëfillta artistike.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve, komunitetit artistik dhe qytetarëve që na u bashkuan sot në këtë moment të veçantë!

You Might Also Like