“Intelektualët” e Ardian Nuhiut tregohen të saktë në Podujevë duke e mposhtur Llapin e Tahir Batatinës, një hap i madh drejt afrimit të kreut të tabelës. Pas një pjese të parë të ngadaltë, fitorja e tyre erdhi në pjesën e dytë.
Në minutën e 48-të, Vesel Limaj u tregua i saktë me goditjen e tij dhe mposhti portjerin Grote për ti dhënë epërsinë Dritës. Pas pak minutave, Bunjamin Emini i Llapit ia “fali” topin Liridon Balajt, i cili e dribloi edhe portjerin për të shënuar golin e dytë të Dritës.
Llapi nuk u dorëzua lehtë, qendërmbrojtësi Arbnor Aliu shënoi eurogol, goditje e cila nuk mund të bllokohej edhe nëse do ishin dy portjerë.
Zëvendësuesi Grezda nga kundërsulmet pati dy raste një kundër një me portjerin, njëra goditje ishte e butë për Groten e tjetra mbi portë. Edhe Limaj pati një rast të mirë, por këtë herë nuk u tregua i saktë.
Llapi, krosim pas krosimi, aksion pas aksionit, nuk arriti të krijoj asnjë rast serioz dhe nuk arriti të barazonte rezultatin në fund.
Kjo është fitorja e dytë rradhazi për Dritën në udhëtim pas fitores me rezultat minimal ndaj Ballkanit. Për Batatinën kjo ishte ndeshja e pestë pa fitore dhe bëhet kandidat shumë serioz për rënie nga liga.
Llapi 1:2 Drita
17.10.2026
Kryelajmi.com



