Futboll

Fitoren nuk e diskutuam për asnjë moment

Drita e fiton Ferizajn dhe rrit përkohësisht distancën ndaj ndjekësve në renditjen tabelare. Kryetrajneri i kësaj skuadre, Ardian Nuhiu, ka mbetur i kënaqur me fitoren të cilën djelmoshat e tij e arritën në duel me ferizajasit, ndërkohë që thotë se vendosshmëria e tyre bëri që të realizonin golat e fitores në pjesën e dytë, shkruan Gazetasheshi.com.

Tekniku i ‘bardhekaltërve’ foli edhe për ndeshjen e xhiros së radhës ndaj Vushtrrisë, teksa konstatoi se ndeshje të lehtë nuk do të ketë deri në përfundim të kampionatit.

“Fitoren nuk e diskutuam për asnjë moment. Krijuam shumë raste shënimi edhe në pjesën e parë, pavarësisht që nuk shënuam. Treguam grintë në fushën e lojës dhe vendsoshmëri për ta fituar ndeshjen, gjë që e arritëm në fund”, deklaroi Nuhiu për “Super Sport Kosova”.

“Ndeshje të lehta nuk ka, në çdo ndeshje duhet për të qenë të vendosur për ta fituar ndeshje”, përfundoi tekniku shkupjan.

Me këtë fitore, Drita ngritet në kuotën e 52 pikëve dhe aktualisht kryeson kampionatin me pesë pike më shumë se ndjekësi i parë FC Prishtina, e cila këtë vikend luan ndeshjen e xhiros përballë Dukagjinit.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like