Një penalti e shënuar nga Armend Thaqi në minutën 99 i ka siguruar tri pikë Gjilanit, por shqetësuese për ekipin kuq e bardh mbetet se si në një mbizotërim kaq të madh në fushë nuk pati kush të shënojë.
Me një mbizotërim të Gjilanit ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Gjilani – Feronikli ’74, në të cilën nuk është parë asnjë gol.
Gjilani pati topin në posedim, luajti më mirë, por nuk ia doli që të ndërtojë ndonjë aksion të mirë për të shënuar e kundërshtari më shumë u përkujdes për portën e vet se sa për të shënuar.
Në minutën 17, pas një harkimi të Rrahmanit nga e majta nga një goditje dënimi, topi kaloi tërë mbrojtjen e Feronilklit ‘74 dhe erdhi deri te qendërmbrojtësi Granit Jashari, por gjuajtja e tij shkoi mbi portë. Dy minuta më pas, nga një pozitë ballore gjuajti Thaqi, por topi shkoi drejt në portierin Kolaj.
Feronikli ’74 herën e vetme në pjesë të parë ka rrezikuar në minutën 43, kur nga gjuajtja e dënimit bukur ka gjuajtur Cërvadiku, por portieri Marjan Qoriq u hodh bukur në anën e djathtë dhe kapi topin. Pjesa e parë përfundoi pa gola 0:0.
Gjilani ka rrezikuar dy herë në minutën 53, kur portieri dëboi topin me këmbë, derisa në rastin e dytë në minutën 55, Bilalli është shërbyer mirë brenda zonës, por gjuajti mbi portë.
Në minutën 58 boshnjaku Dërljo nga gjysmëpjesa e vet u nis dhe depërtoi deri te brenda zonës, por pasi gjithçka bëri mirë në gjuajtje nuk ishte i saktë. Rast shumë të mirë shënimi për Gjilanin pati edhe Bllaca në minutën 74, i cili nga afërsia gjuajti me kokë, por gjuajtjen e tij qendrore e priti portieri Kolaj.
Në minutën 80, qendërmbrojtësi i Feroniklit ’74 Astrit Thaqi është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë dhe ekipi nga Drenasi mbeti me një lojtar më pak në fushë. Nga e njëjta situatë pas harkimit u dha penalti për Gjilanin dhe pas shikimit të VAR-it u pa se nuk pati prekje me dorë, andaj penaltia u anulua.
Në minutën e fundit të kohës shtesë, Dobratiqi i Feroniklit ’74 në brendi të zonës luajti me dorë dhe gjyqtari Hasanaj shikoi VAR-in dhe dha penalti. Në minutën 99, Armend Thaqi mori përgjegjësinë për të shënuar dhe qëlloi furishëm në këndin e majtë të Kolajt për rezultatin përfundimtar 1:0. /kryelajmi.com/.





