Futboll

Munishi nuk është i kënaqur me rezultatin

Ismet Munishi, kryetrajner i Gjilanit, pas ndeshjes me Dukagjinin ka theksuar:

“Nuk jam asapak i kënaqur me rezultatin, pasi ne në çdo ndeshje hyjmë vetëm për fitore. Futbollistët e mi i përgëzoj për angazhimin maksimal, ku edhe krijuan raste të mira për shënim mirëpo ekipin i Dukagjinit është mbrojtur mjaft mirë me 10 futbollistë.

Ky është vërtetë një kampionat i vështirë dhe nuk ka skuadra inferiore, pasi në çdo xhiro po ndodhin edhe befasitë.

Një pjesë e skuadrave janë të organizuar mirë me fondin e lojtarëve, por kjo nuk do të thotë se janë vetëm këto skuadra në kampionat, pasi po shohim se është i luftuar mirë”, tha Munishi.

You Might Also Like