Ishin në epërsi me rezultat 1:0 dhe kishin ngelur edhe 10 minuta deri në fund, por mbrojtja e Gjilanit që ishte shumë me mirë deri në këto momente ra krejtësisht dhe për 10 minuta Ballkani shënoi tri herë dhe ngadhënjeu me rezultat 3:1.
Pjesa e parë është mbyllur pa gola. Vendasit patën më shumë raste për të shënuar, derisa futbollistët e Gjilanit më tepër ishin të koncentruar në ruajtjen e portës së vet.
Në minutën 70, Gjilani organizoi një sulm përpara dhe Thaqi futi topin në brendi, kurse nga prapa Bilalli u qëllua në këmbë. Gjyqtari dha goditje dënimi për Ballkanin, por protesta e lojtarëve të Gjilanit nuk u ndal dhe kishin të drejtë e këtë e vërtetoi edhe VAR, andaj gjyqtari ndërroi mendje dhe dha penalti. I pagabueshëm nga pika e bardhë ishte Armend Thaqi, që dërgoi topin në njërën anë e portierin në anën tjetër për rezultatin 0:1.
Në minutën 80 Ballkani ia doli të barazojë pas një aksioni të gjatë, kur Nikqi gjuajti përtokë e topit për mrekulli ia ndërroi kahjen Berisha për të barazuar 1:1. Në minutën 85, Potoku dha një gjuajtje dënimi e me kokë qëlloi Bilalli, por gjuajtja e tij për pak shkoi jashtë shtyllës së majtë.
Gjilani mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën 87, kur Arbër Potoku u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe kjo u kushtoi menjëherë, ngase në minutën 89 pësoi gol, kur mbrojtja e Gjilanit e lejoi zëvëndësuesin Kuq që të gjuajë, portieri Qoriq e priti topin dhe e dëboi shkurtazi, aty u gjet Nikqi, që nga aafërsia e futi topin në rrjetë për rezultatin 2:1. Krejt në fund, Bllaca nga pakujdesia e shërben Doson, i cili nuk e pati të vështirë që të fut topin në rrjetë për 3:1, që ishte rezultati përfundimtar. /kryelajmi.com/.





