Dr. Islam Zuzaku, profesor i kimisë në Gjimnazin Natyror „Xhavit Ahmeti“, në tri dhjetëvjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmeti, ka kujtuar profesorin e tij gjatë studimeve në Fakultetin e Kimisë.
Në postimin e tij, ai ka shkruar:
Në kujtim të Prof. Dr. Xhavit Ahmetit, në 30-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Tridhjetë vjet pas humbjes së tij tragjike, e kujtojmë me mall e mirënjohje profesorin tonë, shkencëtarin dhe atdhetarin e përkushtuar ndaj çështjes shqiptare.
Për ne, studentët e tij, ai ishte profesori që na dëgjonte, na jepte zemër dhe na qëndronte pranë në çdo sfidë të rrugëtimit tonë akademik. Edhe sot, kur qëndrojmë vetë para nxënësve, e kujtojmë me mirënjohje shembullin e tij dhe mënyrën si na bënte të besonim në veten tonë.
I paharruar qoftë kujtimi juaj, Profesor!




