Gjilan

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim intervenon pas dëmeve të shkaktuara nga stuhia në Gjilan

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim me Njësinë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, ka ndërmarrë masa për menaxhimin e pasojave të stuhisë së fuqishme të erës që përfshiu Gjilanin gjatë natës së 19 dhe 20 nëntorit.
Drejtori Enver Shabani, së bashku me ekipet e zjarrfikësve, ka qenë në terren për të koordinuar intervenimet dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
Si pasojë e erërave të fuqishme, në Livoç të Epërm është dëmtuar kulmi i një shtëpie, ndërsa në Lagjen e Dëshmorëve janë rrëzuar disa drunj, të cilët janë larguar nga ekipet intervenuese. Gjithashtu, janë larguar pjesë të rrezikshme të fasadave të shkëputura nga objektet e banimit kolektiv.
Drejtoria kishte ndërmarrë masa paraprake bazuar në paralajmërimet e Agjencisë Meteorologjike të Kosovës dhe mbetet në gatishmëri për reagim ndaj situatave emergjente.
⚠️ Komuna e Gjilanit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kushteve të pafavorshme atmosferike, të shmangin zonat e rrezikshme dhe të raportojnë çdo situatë që mund të cenojë sigurinë e tyre.

You Might Also Like