Sot, më 20 nëtnor 2026, në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Dardanë, u shënua 30 Vjetori i themelimit të Klubit Letrar “Nositi”
Ky jubile shtegtoi në këto tri dekada të ekzistimit dhe aktiviteteve të fjalës së lirë artistike.
Në shënimin e këtij jubileu prania e të ftuarëve ishte ajo që e bëri këtë ngjarje më kuptimplote , duke i dhënë kësaj dite veçanti të kënaqshme.
Hapjen e kësaj ngjarjeve e bëri sopranja Hysnije Latifaj me flautë, e cila interpretoi dy pjesë të zgjedhura nga opusi i saj krijues.
Profesoresha Donjeta Kryeziu, moderoi aktivitetin e sotëm, e cila në emër të organizatorit përshëndeti të pranishmit, me theks të veçantëꓽ Kryetarin e komunës z.Kadri Rahimaz,Shaip Surdullin kryetar i disa mandateve në komunë tonë, kryetarin z.ish. Qendron Kastrati, z. Kamer Borovci, pronar i suksesshëm i Ndërmarrjes “Vëllezërit Borovci”, z. Bajram Kosumi ,ish Kryeministër i Kosovës dhe rektor i Universitetit “Kadri Zeka,.z. Emin Krasniqi, ish Zëvendës Ministër, Komandantin e Polilicisë në Kamenicë, z. Basri Shkodra, z.Milaim Limoni, kryetar i veteranëve të UÇK-së në komunën tonë, Drejtorin e Kulturës z. Afrim Dervishi, Drejtorin e Arsimit z. Selami Klaiqi me stafin e drejtorëve të shkollave të komunës sonë, z. Izet Abdylin, kryetar i Art Klubi “Rifat Kukaj” në Drenas, z. Sabit Rrustemi, kryetar i Ars Klubit ”Beqir Musliu” në Gjilan, z. Nehat Ramizi, nga Kosova Lindore dhe gjithë mysafirët e pranishëm.
Të pranishmit me një fjalë rasti, përshëndeti kryetari i komunës. z Kadri Rahimaj, i cili tha se Komuna jonë përkrah çdo aktivitet kulturor që zhvillohet këtu e më gjerë, poashtu edhe Klubin letrar “Nositi” të cilin e kemi përkrahur në këto vite të punës sonë .Po ashtu do të përkrahim edhe në të ardhmen.
Po ashtu me një fjalë rasti i përshëndeti të pranishmit edhe drejtoiri i kulturës z. Afrim Dervishi., i cili theksoi se bashkëpunimi dhe koordinimi i Drejtorisë së Kulturës dhe Klubit Letrar “Nositi”, është në nivel të kënaqshëm, për të mbajtur gjallë jetën kulturore në komunën tonë.
Prania e z.Bajram Kosumi, ishte nderim e respektim për fjalën artistike. Ai përshëndeti të pranishmit dhe theksoi se gëzohem .që përmes artit letrar po komunikojmë për të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen e komunës e vendit tonë.
Për këto- 30 vjet aktivitet të veprimtarisë së Klubit letrar ”Nositi”, foli kryetari z. Nexhat Rexha, i cili në fjalën e tij theksoi se po të kthehemi në retrospektivë.na kujtohet vjeshta e viti 1996,kur një grup i vogël krijuesish ,artdashës e themeluar këtë Klub letrar, me emrin simbolik “Nositi”. Për kryetar të klubit atëherë e zgjodhëm shkrimtarin Ibrahim Ibishi, të cilin ,sot e kujtojmë me pietet.
Dr. Hysen Matoshi, me kumtesën e tij ,shpalosi veprimtarinë botuese të klubit letrar “Nositi’. Ai theksoi se botimi revistës “Nositi”, në këta numra ka krijuar traditën dhe vlerën e fjalës së bukur artistike. Si dhe ka botuar në kuadër të tij 90 ,e sa vepra letrare. Këto botime afirmojnë komunën tonë dhe letërsinë shqiptare.
Po me kumtesën e tij z. Sinan Sadiku, ai theksoi se botimi i revistës ”Nositi”, aktiviteti i pandalshëm në këto 30 vite, ka bërë që komuna e Dardanes të krijojë vlera dhe të përfaqësoj identitetin e saj në përmasa kombëtare.. Ai dalloi disa shkrimtarë e vepra të kësaj treve, të cilat kanë vlera të qëndrueshme në letrat shqipe.
Zhvillimi dhe koordinimi i mbajtjes gjallë të jetës letrare , gjithnjë, krijon e ruan në kujtesë zhvillimin e artit letrar për këtë trevë e më gjerë. Klubi letrar “Nositi”, po zhvillon aktivitete të shumta në begatim, e në ruajtjen e fjalës së bukur artistike.
Pastaj para të pranishmëve u ndanë
Mirënjohje për punën dhe përkrahjen e pandalshme për këto 30 vite të veprimtarisë Kulturore. Në shenjë falënderimi për përkrahjen e institucioneve komunale, si dhe për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme në sporsorizim të Ndërmarrjes “Vëllezërit Borovci’ nga komuna jonë.
Më këtë rast, para të pranishmëve u shfaq edhe dokumentari i përgatitur nga z. Gani Kryeziu.
Në shenjë të këtij jubileu, programi i sotëm, krijoi atmosferë festive për festat e nëntorit.
Nëntori në Dardanë, vazhdon edhe me shumë aktivitete kulturore, në ditë në vijim.
Nëntorët janë kujtesa, ëndrra e të kaluarës dhe të ardhmes për vendin tonë.
Aty ku fjala artistike tingëllon, ai vend ka krijuar lirinë e fjalës për të ardhmen sa më reprezentuese për gjeneratat që vijnë.



