Shkruan: Jeton Rexhepi –
Nagip Berisha është njëri ndër profesorët e parë të arteve pamore në Gjilan, i cili ka dhënë një kontribut të madh në artin kosovar. Ai mësimet e para i filloi në Shkollën e Mesme të Arteve Aplikative në Pejë. U diplomua ne Fakultetin e Arteve në Prishtinë në drejtimin e pikturës në klasën e profesorit Tahir Emra në vitin 1977. Studimet pasdiplomike i kë përfunduar tek i njëjti profesor në vitin 1997. Që prej se i ka përfunduar studimet ai kurrë nuk u ndal së vepruari në fushën e arteve dhe si pedagog, por edhe si krijues e mbajti gjallë artin pamor në Gjilan. Ai trajtonte tema nga letërsia, historia, mitologjia, tradita dhe vendlindja.
Pikturat e para i realizoi pas viteve 1980/1981 që ishin “Udhëtimi i Doruntinës”, pastaj “Ura e shenjtë” dhe “Legjenda e Bjeshkëve të Nemuna” etj.
Nëse kthehemi në kohë, romani i Ismail Kadaresë inspiroi krijuesin për të pikturuar Doruntinën në pikturë një frymë impresioniste dhe ekspresioniste, që është edhe hulumtimi më i gjatë i krijuesit ndër vite. Ngjyrat e preferuara të piktorit janë e kuqja, e kaltra, e bardha, violet etj. Figurat e trajtuara, demi, kuajt, malet, kullat etj. Kompozicioni gjysmë të pikturuar, format vertikale herë pas here edhe horizontale të dimensioneve 120×90 centimetra vertikal që njihet edhe për nga formati i vecantë i trajtimit të pikturave. Estetika është dominonte në pikturat e Nagip Berishës, ajo merr formë me vetëm disa proteza nga brusha, ndërsa tërësia varësisht nga tema dhe përmbajtja e stilit të pikturimit. Në Kosovë ngjyrën e kaltër e trajtojnë ose e kanë trajtuar vazhdimisht në pikturat e tyre profesor Nebih Muriqi dhe profesor Nagip Berisha. Janë këta dy krijues që më së miri përpunonin ngjyrën e kaltër në veprat e tyre që është unike për artin në Kosovë. Profesor Nagip Berisha, butësisht ndërton bazamentin me sfondin dhe gjithmonë ato i ndanë me ndonjë ngjyrë, e cila nuk është neutrale, por primare. E zeza është përmbajtjesore, ajo ndanë kompozicionin në dysh. Pak krijues pasqyrojnë peizazhin apo vetëm Bjeshkët e Rajonit të Dukagjinit në Kosovë. Ai dallohet lehtë me në gjuhë shprehëses dhe në tematikë. E kuqja trajton dramën në Kosovë, vrasjet, masakrën, pajtimin e gjaqeve, luftën etj. E kaltra shpreh kohën, dimrin, malet me borë etj.
Fushëveprimtaria e piktorit nuk mund të trajtohet me një apo dy faqe tekst, ajo meriton të vendoset në një monografi që kishte me qenë serioze në fushën e arteve pamore jo vetëm për piktorin, por edhe për Kosovën. Do të ishte nder për Gjilanin dhe për kryetarin Lutfi Haziri, ë të indohet një monografi, apo një retrospektivë personale me veprat e piktorit pejan, por që Gjilanit i dha shumë dhe lirisht mund të konkludojmë se Shkolla e Mesme e Artit Pamor në Gjilan daton që nga viti 1997/98 me pedagog Nagip Berisha, Avni Behluli, Rasim Vllasaliu, si themelues të shkollës së parë profesionale në fushën e arteve pamore në Gjilan, nga e cila dolën shumë gjenerata e njëri prej tyre jam edhe unë. I edukuar për arte pamore me një bazament edukimi në tri faza e deri te gjenerata e dytë e fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, vazhdon të jetë dominant në fushën e arteve pamore në Kosovë e ai tashti numëron mbi 3000 piktura të formateve të ndryshme e teknikave të tjera që mund të jenë edhe më shumë. Sot pasaporta në Gjilan ka një emër, ai është Nagip Berisha në artet pamore.
Kryeveprat e autorit janë: ”Kthimi i Doruntinëës”,”Flijimi”,”Kali dhe porta”,”Sytë Flasin”etj. Për këto të fundit i rekomandojmë Shtëpisë më të Madhe të Artit Pamor ”Sotheby’s” që edhe ne kemi art dhe ndihemi krenarë.