Gjilan

Ahmet Korça, në këmbë nga Zvicra në Kosovë

Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti 61 ditë më pas Ahmet Korça pas ka kaluar shumë vende të Evropës, ka mbërritur në vendlindjen e tij në Kosovë.

Është kjo edhe një e veçantë e gjilanasve, të cilët po ndërmarrin rrugëtime të tilla, pas dy ditë më parë, nga Zvicra në Gjilan erdhën edhe dy gjilanasë, bashkëshortët Shqipe dhe Halit Kadriu, të cilët bënë këtë rrugëtim me biçikleta.

Ndryshe, Ahmet Korça është gjilanas, I cili tash e sa kohë punon në Zvicër.

Në hyrje atë e kanë pritur bashkatdhetarët me pankartën, “Mirëserdhe në vendlindje, 61 ditë në këmbë Zvicër Kosovë”, derisa Ahmeti në duar mbante pankartën “Edhe unë jam Kosovë Diaspora”. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like