Futboll

Gjilani përgatitjet i vazhdon në Maqedoni

SC Gjilani të mërkurën me 25 korrik do të udhëtojë drejt Maqedonisë për fazën finale të përgatitjeve në kuadër të edicionit të ri garues të Superligës, përcjellë Gazetasheshi.com.

Skuadra gjatë qëndrimit në Mavrovë ka organizuar edhe miqësore ku fillimisht do të ndeshet me skuadrën e Vëllazërisë nga Kërçova me datë 27 korrik.

Dy ditë më vonë kuq e bardhët do ta zhvillojnë dhe ndeshjen e dytë ku kësaj radhe do të takohet me Teutën nga Durrësi me ndeshjen që zhvillohet në Ohër dhe fillon në ora 17:00.

Gjilani gjithashtu është në kërkim të kundërshtarëve me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të skuadrës.

You Might Also Like