Volejbollistja e re gjilanase Zanfina Xhemajli ka ndërruar mjedis. Ajo nga radhët e KV Drita ka kaluar në KV Gryka dhe është volejbollistja e dytë që ka përforcuar këtë ekip. Bashkë me të në radhët e KV Gryka ka kaluar edhe Dorina Morina.
Tetëmbëdhjetëvjeçarja, Zanfina Xhemajli, që karrierën e ka filluar në KV Drita në gjeneratat e reja, tashti kur ka përfunduar shkollimin e mesëm dhe është regjistruar në Fakultetin e Shkencave Sportive në Prishtinë, pritet që talentin e saj t’a tregojë në KV Gryka.